26 Gusht 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - korrik 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - korrik 2024

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - korrik 2024 kapën vlerën 14,198 milionë lekë, ose 7.58% më shumë se në janar – korrik 2023. Gjatë periudhës janar – korrik 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 870,189 me një rritje prej 9.55% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi me 0.042% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – korrik 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,762 milionë lekë, ose 21.50% më shumë se në periudhën  janar – korrik 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar – korrik 2024 kapën vlerën 3,416 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 20.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – korrik 2024 arritën rreth 8,240 milionë lekë, ose 9.39% më shumë se në periudhën  janar – korrik 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar – korrik 2024, pati një rritje prej 11.21% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar – korrik 2024 pati një rritje prej 1.86% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 20.06% krahasuar me periudhën  janar – korrik 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar – korrik 2024, pati një ulje 4.97% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar – korrik 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 5.96%.



Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – korrik 2024 arritën rreth 5,958 milionë lekë, 5.17% më pak se në periudhën  janar – korrik 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 4.10 % krahasuar me periudhën  janar – korrik 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – korrik 2024, patën një rritje me 3.49%  kundrejt muajit janar – korrik 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – korrik 2024 siguruan mbi 2,620 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 72.68%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 18.50% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – korrik 2024, vihet re një rritje prej 3.27% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – korrik 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar – korrik 2024, arritën në rreth 914 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.82% në krahasim me periudhën  janar – korrik 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – korrik 2024, arritën rreth 1,180 milionë lekë, ose 13.16% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.


*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – korrik 2024 u rriten me 21.50% krahasuar me janar – korrik 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,416 milionë lekë, apo 71.74% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar - korrik 2023 2024 24/`23-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  178  157 (11.74)
Karton Jeshil  646  847 31.10
Kasko  132  113 (14.39)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën  janar – korrik 2024, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar – korrik 2024, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit