Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për Janar 2025
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar 2025 kapën vlerën 1,976 milionë lekë, ose 11.37% më shumë se në janar 2024. Gjatë Janarit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 124,025 me një rritje prej 18.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.38% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.54% dhe risigurimi me 0.079% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.56% të totalit të tregut.
Gjatë Janarit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 687 milionë lekë, ose 12.95% më shumë se në viti 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për Janar 2025 kapën vlerën 515 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 24.74% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë Janarit 2025 arritën rreth 1,197 milionë lekë, ose 14.58% më shumë se në Janarin 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në Janar 2025, pati një rritje prej 15.07 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.80% krahasuar me Janar 2024.
Produkti Karton Jeshil në Janar 2025 pati një rritje prej 12.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23.47% krahasuar me Janar 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në Janar 2025, pati një rritje 5.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar 2024. Edhe numri i kontratave u rrit me 8.88%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janarit 2025 arritën rreth 779 milionë lekë, 6.78% më shume se Janar 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 32.92% krahasuar me Janar 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë Janarit 2025, patën një rritje me 5.38% kundrejt Janarit 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë Janarit 2025 siguruan mbi 297 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.60%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 26.37% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë Janarit 2025, vihet re një ulje prej 8.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 16.20% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me Janarit 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janarit 2025, arritën në rreth 156 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.00% në krahasim me Janarit 2024.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë Janarit 2025, arritën rreth 189 milionë lekë, ose 10.50 % më pak se një vit më parë.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë Janarit 2025 u rriten me 12.95% krahasuar me janar 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 515 milionë lekë, apo 75.07% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
| Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
| (në %) | |||
| Janar | 2024 | 2025 | 25/`24-1 |
| Dëmi mesatar | |||
| MTPL e brendshme | 135 | 154 | 13.61 |
| Karton Jeshil | 556 | 648 | 16.71 |
| Kasko | 178 | 386 | 117.50 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për Janar 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për Janar 2025, ju lutemi klikoni këtu.
Shqip
English