14 Tetor 2011

Mbi publikimin e Raportit të Mbikëqyrjes 2010

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e Raportit të Mbikëqyrjes 2010, i cili ka hyrë në vitin e katërt të botimit, si një ndër botimet më të rëndësishme periodike të AMF-së.

Viti 2010 shënoi konkretizimin e dy prej projekteve tepër të rëndësishme të AMF-së në drejtim të forcimit të mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve: projektit “Drejt një Mbikëqyrje Efektive” dhe Sistemit të Menaxhimit të Informacionit.  Metodologjia e re me fokus riskun synon reformim të mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve, duke e forcuar atë më tej dhe duke e bërë atë më efiçente. Sistemi i Menaxhimit të Informacionit do të mbështesë metodologjinë e re të mbikëqyrjes me fokus riskun dhe tashmë është në fazën e testimit nga tregu.

Në thelb të këtij publikimi është informacioni statistikor-financiar i detajuar dhe tepër i strukturuar. Kështu, përveç testeve IRIS për tregun, të dhënave makro dhe informacionit tekniko-financiar për tregun e Jetës dhe të Jo-Jetës, një vend të rëndësishëm zënë dhe treguesit tekniko-financiarë të disa prej portofoleve me peshë më të rëndësishme me qëllim analizimin e tendencave në vite.

Ky publikim i adresohet një numri të konsiderueshëm përdoruesish, duke filluar që nga vetë operatorët e tregut, investitorët e huaj, analistët e ndryshëm dhe deri për qëllime akademike.

Shpresojmë, që ky publikim t’i përgjigjet nevojave të publikut të gjerë, për informacion dhe t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të transparencës në kuadrin e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve.

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Raportit të Mbikëqyrjes 2010, në versionin XLS, mund të klikoni këtu

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Raportit të Mbikëqyrjes 2010, në versionin PDF, mund të klikoni këtu

Për më tepër informacion në lidhje me këtë publikim, kontaktoni [email protected]