Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt 2025
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën Janar-Shkurt 2025 kapën vlerën 3,810 milionë lekë, ose 6.88% më shumë se në janar-shkurt 2024. Gjatë Janar-Shkurtit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 233,537 me një rritje prej 14.13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.53% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.43% dhe risigurimi me 0.041% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.79% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.21% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,269 milionë lekë, ose 1.28% më pak se në janar-shkurt 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për Janar-Shkurt 2025 kapën vlerën 965 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 18.42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë Janar-Shkurtit 2025 arritën rreth 2,294 milionë lekë, ose 12.19% më shumë se në Janar-Shkurt 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në Janar-Shkurt 2025, pati një rritje prej 12.48 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.57% krahasuar me Janar-Shkurt 2024.
Produkti Karton Jeshil në Janar-Shkurt 2025 pati një rritje prej 11.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23.95% krahasuar me Janar-Shkurt 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në Janar-Shkurt 2025, pati një rritje 6.11% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar-Shkurt 2024. Edhe numri i kontratave u rrit me 6.42%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janarit 2025 arritën rreth 1,516 milionë lekë, 0.27 % më pak se Janar-Shkurt 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 21.03% krahasuar me Janar-Shkurt 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës Janar-Shkurt 2025, patën një ulje me 4.45% kundrejt periudhës Janar-Shkurt 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat në Janar-Shkurt 2025 siguruan mbi 613 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 61.71%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.11% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, në Janar-Shkurt 2025, vihet re një ulje prej 22.29% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 12.26% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me Janar-Shkurt 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janar-Shkurt 2025, arritën në rreth 262 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.05% në krahasim me Janar-Shkurt 2024.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë Janar-Shkurt it 2025, arritën rreth 359 milionë lekë, ose 15.53 % më shumë se një vit më parë.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë Janar-Shkurt 2025 u ulën me 1.28% krahasuar me Janar-Shkurt 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 965 milionë lekë, apo 76.00% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
| Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
| (në %) | |||
| Janar-Shkurt | 2024 | 2025 | 25/`24-1 |
| Dëmi mesatar | |||
| MTPL e brendshme | 139 | 144 | 3.55 |
| Karton Jeshil | 530 | 431 | (18.69) |
| Kasko | 113 | 109 | (2.72) |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për Janar-Shkurt 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për Janar-Shkurt 2025, ju lutemi klikoni këtu.
Shqip
English