Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - mars 2025
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar-Mars 2025 kapën vlerën 5,598 milionë lekë, ose 7.09% më shumë se në Janar-Mars 2024. Gjatë Janar-Mars 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 347,838 me një rritje prej 11.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.45% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.48% dhe risigurimi me 0.071% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.56% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.44% të totalit të tregut.
Gjatë Janar-Mars 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,921 milionë lekë, ose 3.77% më pak se në Janar-Mars 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për Janar-Mars 2025 kapën vlerën 1,203 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 5.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë Janar-Marsit 2025 arritën rreth 3,384 milionë lekë, ose 12.18% më shumë se në Janar-Mars in 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në Janar-Mars 2025, pati një rritje prej 12.94 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.17% krahasuar me Janar-Mars 2024.
Produkti Karton Jeshil në Janar-Mars 2025 pati një rritje prej 9.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.79% krahasuar me Janar-Mars 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në Janar-Mars 2025, pati një rritje 0.51% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar-Mars 2024. Edhe numri i kontratave u ul me 1.10%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë Janar-Mars 2025 arritën rreth 2,215 milionë lekë, 0.14 % më shumë se Janar-Mars 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 15.70% krahasuar me Janar-Mars 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë Janar-Mars-it 2025, patën një ulje me 3.48% kundrejt Janar-Mars-it 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë Janar-Mars it 2025 siguruan mbi 860milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.64% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë Janar-Mars it 2025, vihet re një ulje prej 13.42% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 8.08% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me Janar-Mars it 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janar-Mars it 2025, arritën në rreth 387 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.49% në krahasim me Janar-Mars it 2024.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë Janar-Mars it 2025, arritën rreth 531 milionë lekë, ose 13.67 % më shumë se një vit më parë.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë Janar-Mars 2025 u ulen me 3.77% krahasuar me Janar-Mars 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,454 milionë lekë, apo 75.70% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
| Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
| (në %) | |||
| Janar-Mars | 2024 | 2025 | 25/`24-1 |
| Dëmi mesatar | |||
| MTPL e brendshme | 153 | 149 | (2.60) |
| Karton Jeshil | 480 | 407 | (15.23) |
| Kasko | 114 | 118 | 3.77 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për Janar-Mars 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për Janar-Mars 2025, ju lutemi klikoni këtu.
Shqip
English