
Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për janar-prill 2025
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar-prill 2025 kapën vlerën 7,666 milionë lekë, ose 8.14% më shumë se në janar – prill 2024. Gjatë periudhës janar-prill 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 474,965 me një rritje prej 11.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.43% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.52% dhe risigurimi me 0.052% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.35% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.65% të totalit të tregut.
Gjatë Janar-prill it 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,669 milionë lekë, ose 4.25% më pak se në janar-prill 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar-prill 2025 kapën vlerën 1,992 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 0.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë janar-prillit 2025 arritën rreth 4,650 milionë lekë, ose 14.26% më shumë se në janar-prill 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në janar-prill 2025, pati një rritje prej 13.92 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.37% krahasuar me janar-prill 2024.
Produkti Karton Jeshil në janar-prill 2025 pati një rritje prej 17.40% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 22.37% krahasuar me janar-prill 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar-prill 2025, pati një rritje 6.18% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar-prill 2024 dhe numri i kontratave u rrit me 4.71%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar-prill 2025 arritën rreth 3,017 milionë lekë, 0.10 % më pak se janar-prill 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 11.48% krahasuar me janar-prill 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë janar-prill-it 2025, patën një ulje me 3.09% kundrejt janar-prill 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar-prill 2025 siguruan mbi 1,167 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.58%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.36% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar-prill 2025, vihet re një ulje prej 9.90% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.51% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-prill 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar-prill 2025, arritën në rreth 460 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 9.58% në krahasim me janar-prill 2024.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar-prill 2025, arritën rreth 730 milionë lekë, ose 10.55 % më shumë se janar-prill 2024..
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë janar-prill 2025 u ulen me 4.25% krahasuar me janar -prill 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,992 milionë lekë, apo 74.61% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Emërtimi | Vlera (në 000) | Ndryshimi | |
Në (%) | |||
Janar-prill | 2024 | 2025 | 25/`24-1 |
Dëmi mesatar | |||
MTPL e brendshme | 158 | 155 | (2.19) |
Karton Jeshil | 961 | 403 | (58.03) |
Kasko | 111 | 117 | 5.91 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për janar-prill 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-prill 2025, ju lutemi klikoni këtu.