Ditën e enjte, datë 28.05.2015, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 37, datë 23.02.2011 “Për marrëdhëniet [...]
Media: Njoftime
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2015 tregon një total asetesh neto prej 685.19 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 56.05 milionë lekë (8.91%) krahasuar [...]
Zhvillohet takimi i përvitshëm midis AMF dhe FMA të Austrisë, për mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve
Në vijim të bashkëpunimit për çështjet e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Autoritetit të Tregjeve Financiare të Austrisë (FMA), një delegacion nga ky institucion zhvilloi takime në datat 19-20 maj në Tiranë. Delegacioni kryesohej nga Z. Peter [...]
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e mbajtur më 14 maj 2015, ka miratuar rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2014”. Kjo rezolutë vjen pas paraqitjes nga Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, [...]
Gjatë tremujorit të parë 2015, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”. Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 31.03.2015, vlera [...]
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 82, prill 2015, në faqen zyrtare të Internetit. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju. Për të lexuar materialin e plotë, klikoni këtu.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nënshkroi sot, në datë 08 maj 2015, një marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP). Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është rritja e bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve [...]
Në mbledhjen e datës 6 maj 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi dhënien e miratimit për emërimin e administratorit të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a.
Ceremonia e prezantimit të projektit u zhvillua ditën e mërkurë, në datën 6 maj 2015, në praninë e përfaqësuesve të Bankës Botërore, Ambasadës Zvicerane dhe grupeve të tjera të interesit. Me këtë rast, Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, mbajti fjalën e hapjes, e cila [...]
Në mbledhjen e datës 28 dhe 30 prill 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e rregullores “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”; Miratimin e rregullores “Për rregullat e organizimit të sistemit [...]
Shqip
English