Media: Njoftime
Ditën e hënë, datë 23.12.2013, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; 2. Miratimi i rendit të ditës; 3. Informacion “ Mbi gjendjen financiare të [...]
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 68, në faqen zyrtare të internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 68 klikoni këtu. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.
Në mbledhjen e datës 25 nëntor 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi: 1. Rregulloren “Për tarifat e miratimit të prospektit”; 2. Statutin e shoqërisë “SiCRED” sh.a.; 3. Licencimin si agjentë në sigurime në klasat e Jo-Jetës, në emër dhe [...]
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2013 arritën mbi 6,619 milionë lekë, ose 10.51% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-tetor 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 831,282 me një ulje prej 4.16% [...]
Gjatë nëntëmujorit të vitit 2013 (T III-2013) në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në 30.09.2013 tregon një total asetesh nën menaxhim prej 400.95 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 117.35 milionë [...]
Ditën e hënë, datë 25.11.2013, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; 2. Miratimi i rendit të ditës; 3. Projekt –Rregullore “Për tarifat e miratimit të prospektit”; 4. [...]
Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14, të VKM-së, nr. 164, [...]
Gjatë nëntëmujorit të vitit 2013 në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”. Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.09.2013, [...]
Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM nr. 79, datë 28.01.2008 [...]
Shqip
English