Komisioni Evropian, në kuadër të procesit screening, organizoi në Bruksel me datë 9-10 prill Takimin Shpjegues me përfaqësuesit e ministrive dhe institucioneve pjesëmarrëse të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u përfaqësua [...]
Media: Njoftime
Në datën 9 prill 2019, u zhvillua mbledhja e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje, e cila u drejtua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSh), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm [...]
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 122, mars 2019, në faqen zyrtare të internetit. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 122 klikoni këtu.
Në bazë të Rregullores Nr. 217, datë 31.10.2018 “Për organizimin e aktiviteteve të formimit profesional”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të gjithë personat e interesuar për organizimin e dy moduleve të ndryshme të trajnimit. Për vlerësues dëmesh në sigurime, në datat 17-23 [...]
Kuvendi i Shqipërisë votoi sot, në seancë plenare, projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”. Anëtari i ri i Bordit të AMF-së u emërua Z. Deniz Deralla, propozim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Z. [...]
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka dërguar për konsultim publik projektligjin "Për tregjet e kapitalit" dhe projektligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”. Projektligjet reflektojnë praktikat më të mira evropiane dhe janë bazuar në legjislacionin dhe standardet e BE-së, konkretisht Direktivën [...]
Në funksion të transparencës, informimit të publikut dhe rritjes së besimit në tregjet nën mbikëqyrje, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sjell një publikim të ri tremujor. “Raporti statistikor - financiar për tregun e sigurimeve” sjell informacione statistikore e financiare për tregun e sigurimeve, me qëllim mbrojtjen [...]
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar udhëzimin “Mbi zbatimin e sistemit Bonus-Malus në sigurimin MTPL e brendshme”. Udhëzimi përcakton kriteret për llogaritjen e skemës universale të sistemit “Bonus-Malus” që do të zbatohet nga të gjitha shoqëritë e sigurimit që ofrojnë produktin [...]
Në mbledhjen e datës 27 mars 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Manualin e Mbikëqyrjes për Parandalimin e Pastrimit të Parave”; Miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë [...]
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt kapën vlerën mbi 2,369 milionë lekë, ose 1.37% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2018. Gjatë periudhës janar - shkurt 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 177,450 me një rritje prej 5.59% krahasuar [...]
Shqip
English