Media: Njoftime

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së zhvillon takim online me misionin e Bankës Botërore për sektorin financiar

18 Mars 2021

Ecuria e projektit të asistencës së Bankës Botërore për AMF për tregun e sigurimeve ishte në fokus të takimit virtual mes Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete dhe ekipit të misionit të Bankës Botërore për sektorin financiar. Projekti, i financuar [...]

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren "Mbi investimet, huadhënien dhe huamarrjen e Sipërmarrjeve të Licencuara të Investimeve Kolektive me Ofertë Publike"

17 Mars 2021

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”, ka hartuar projektrregulloren "Mbi investimet, huadhënien dhe huamarrjen e Sipërmarrjeve të Licencuara të Investimeve Kolektive me Ofertë Publike".  Projektrregullorja publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, [...]

Kuvendi i Shqipërisë miraton në seancë plenare projektligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"

16 Mars 2021

Kuvendi i Shqipërisë, më datë 16 mars 2021, miratoi në seancë plenare projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit". Projektligji, i cili parashikohet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2021, duke zëvendësuar ligjin aktual, synon t’i japë zgjidhje problemeve të hasura ndër vite, [...]

Publikohet periodiku i AMF-së nr. 141, shkurt 2021

11 Mars 2021

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon periodikun nr. 141, shkurt 2021, në faqen zyrtare të internetit. Ky botim ju njeh me aktivitetin rregullues, mbikëqyrës dhe institucional të AMF-së, si edhe përfshin informacione në funksion të njohjes së konsumatorëve dhe investitorëve me tregjet nën mbikëqyrje. Për të [...]

Kuvendi i Shqipërisë miraton kandidaturën për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

8 Mars 2021

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot, më 8 mars 2021, në seancë plenare, kandidatin për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Me shumicë votash, u miratua z. Olsi Çoku si Kryetar i Bordit të AMF-së.  

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2020

4 Mars 2021

Gjatë vitit 2020, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2020 tregon një total asetesh neto prej 3,603.27 milionë lekë (29.13 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 692.83 milionë lekë (23.80%) krahasuar [...]

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për janar 2021

27 Shkurt 2021

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar 2021 kapën vlerën mbi 1,500 milionë lekë, ose 9.07% më shumë se në janar 2020. Gjatë janarit 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 71,184 me një ulje 29.81% krahasuar me janar 2020. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

25 Shkurt 2021

Në mbledhjen e datës 25 shkurt 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e programit të transparencës të rishikuar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare; Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2020, të Autoritetit të Mbikëqyrjes [...]

AMF dhe HANFA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

23 Shkurt 2021

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Agjencia Kroate e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare (HANFA) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, në kuadër të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes dy rregullatorëve. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

19 Shkurt 2021

Ditën e enjte, datë 25.02.2021, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:   Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave [...]