Media: Njoftime

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

28 Dhjetor 2012

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM-së, nr. 164, [...]

Shpallje e rezultatit të testimit për broker në sigurime

27 Dhjetor 2012

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM-së nr. 79, datë 28.01.2008 [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2012

24 Dhjetor 2012

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, në periudhën janar-nëntor 2012, arritën rreth 8,033 milionë lekë, ose 4.65% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-nëntor 2012, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,097,726 [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

21 Dhjetor 2012

Në mbledhjen e datës 21 dhjetor 2012, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:    1.    Disa ndryshime në Udhëzimin nr. 2, datë 21.11.2007 “Për procedurat e inspektimit në subjektet financiare jo-bankare”; 2.    Ndryshimin e statutit të shoqërisë së [...]

Takim i Znj. Enkeleda Shehi, Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me përfaqësues të tregjeve të mbikëqyrura nga AMF, për projektet e vitit 2013

20 Dhjetor 2012

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi zhvilloi sot një takim përmbyllës me përfaqësues të tregjeve të mbikëqyrura nga AMF, për të diskutuar mbi probleme të ndryshme me interes të përbashkët, realizimet e vitit 2012, zhvillimet dhe sfidat për vitin që vjen.  Duke përmendur [...]

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

18 Dhjetor 2012

Ditën e premte, datë 21.12.2012 ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: 1.    Projekt “Për disa ndryshime në Udhëzimin nr. 2, datë 21.11.2007 “Për procedurat e inspektimit në subjektet financiare jo-bankare””; 2.    [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF nr. 58

12 Dhjetor 2012

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 58, të muajit tetor-nëntor, në faqen zyrtare të internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 58 klikoni këtu. Shpresojmë që ky publikim të jetë [...]

Zhvillohet takimi i katërt rajonal i rregullatorëve të tregjeve të sigurimeve të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore

7 Dhjetor 2012

Në datat 5-6 dhjetor 2012 në Vjenë, Austri u zhvillua takimi rajonal i rregullatorëve të tregjeve të sigurimeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Takimi u organizua nga Autoriteti Austriak i Tregut Financiar, FMA në bashkëpunim me Autoritetin Hungarez të Mbikëqyrjes Financiare, HFSA. Ky është takimi i katërt në [...]

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30 shtator 2012

27 Nentor 2012

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në 30.09.2012 tregon një total të aseteve neto nën menaxhim rreth 247 milion lekë apo 1.8 milion Euro dhe me një rritje të këtyre aseteve neto prej afro 92 milion lekë (59.86%). Të dhëna për fondet e pensioneve        [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2012

23 Nentor 2012

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, në periudhën janar-tetor 2012, arritën rreth 7,394 milionë lekë, ose 4.25% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-tetor 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,007,218 me një ulje [...]