Programi i Transparencës

(Miratuar me Vendim Bordi nr. 25, datë 28.04.2015)

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të Ligjit nr. 119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" është përgatitur programi i transparencës për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Autoritetit në kuadër të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" i ndryshuar.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AMF) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e Ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit". AMF përditëson herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit".

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AMF-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare http://www.amf.gov.al/.  Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të Programit të Transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AMF-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale, për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së AMF-së janë:

1. "E drejta për informim" është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim;

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AMF ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi;

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AMF-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", i ndryshuar;

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme;

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij;

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: 

  • i plotë;

  • i saktë;

  • i përditësuar;

  • i thjeshtë në konsultim;

  • i kuptueshëm;

  • lehtësisht i aksesueshëm;

  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AMF-së.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të Ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit".

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AMF vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit http://www.amf.gov.al/ kategoritë e mëposhtme të informacionit:

- Strukturën organizative të AMF-së;

- Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të AMF-së, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi AMF-në, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së Autoritetit;

- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur Autoriteti Publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

- Informacion për procedurat e prokurimit sipas parashikimeve të Ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, "Për prokurimin publik", që kryhen për llogari të AMF-së, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politikave të ndryshme;

- Informacion për shërbimet që AMF i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga Autoriteti Publik dhe të procedurave për t'i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga AMF;

- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e AMF-së, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AMF-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor AMF për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me postimin në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Bordi i AMF-së.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/

Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Miratuar me Vendim Bordi 

 Ervin METE


Rregullore e brendshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nr. 136, datë 21.12.2015 "Për organizimin, funksionimin dhe përshkrimin e detyrave"


Struktura Organizative


Udhëzim i Pagave korrik 2015  

Pas miratimit nga Bordi.

 

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nënligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

Konventa

 

Ligje

 

Akte Nënligjore

 

Kodi i Etikës



Dokument Politikash

Pas botimit në fletoren zyrtare.

 

 

 

 

Miratuar me Vendim Bordi nr. 131, datë 26.11.2015

 

Në faqen zyrtare në menunë "Legjislacioni"

Departamenti i Çështjeve Juridike

 

 

 

 

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Departamenti i Çështjeve Juridike

Kabineti

 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

 

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

 

Format përgjigje


Format ankese

 

Format për refuzim kërkese

 

Format për zgjatje afati

 

Format për rishikimin e dokumentave të klasifikuara dhe shtyrjen e afatit

 

Adresë postare
Adresë e-maili

Pas miratimit të Programit të Transparencës.

Menjëherë në rast ndryshimesh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në faqen zyrtare në menunë "Kontakt"

Koordinatori

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Autoritetit Publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni

7/1/ç

 

Sipas urdhrit të caktimit të Koordinatorit.

Në faqen zyrtare në menunë "Kontakt"

 

Në faqen zyrtare në menunë "Programi i Transparencës - Koordinatori"

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

 

Koordinatori

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni 7/1/d

 

Vendim Kuvendi

 

 

 

Parashikimet ligjore:

a) Nenet 4-18, të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", i ndryshuar;

b) Rregullore për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së bordit të AMF-së

 

Në faqen zyrtare në menunë "AMF - Bordi - Përbërja"

 

 




Departamenti i Çështjeve Juridike

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

 

Neni7/1/

dh

Raporte monitorimi dhe auditimi.

Raporti përfundimtar i Auditimit të Performancës 2018 

Plani strategjik 2015-2019 i Auditimit të Brendshëm

Plani strategjik 2019-2021 i Auditimit të Brendshëm
 
Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë

Menjëherë pas depozitimit në AMF.

 



Pas miratimit nga Bordi.




Menjëherë pas depozitimit në AMF.

 

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

 

Auditi i Brendshëm

 


 

Buxheti

Neni 7/1/e

Buxheti
Buxheti 2018

 

 

Raport Vjetor

 

 

Pas miratimit nga Bordi.

 

 



Menjëherë pas depozitimit të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë në AMF.

 

 




Në faqen zyrtare në menunë "Publikime - Raporti Vjetor"

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

 



Drejtoria e Projekteve, Marrëdhënieve me Publikun, Ndërkombëtare dhe Edukimit

 

 

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri i Realizimeve dhe i Shtesave

Regjistri i realizimeve 2018

Regjistri i realizimeve 2019

Përditësohet çdo 4 (katër) muaj.

 

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Shërbimet e Autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Verifikoni policën tuaj të sigurimit të detyrueshëm motorik

 


Verifikoni Historikun e Dëmeve të Mjetit

 



Verifikoni Statusin e Dosjes së Dëmit




Trajtim i ankesave të konsumatorëve

 

 

Në faqen zyrtare në menunë "AMF - Qendra e Informacionit"
 

Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit - Verifikoni Historikun e Dëmeve të Mjetit"
 

Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit - Verifikoni Statusin e Dosjes së Dëmit"


Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit - Trajtimi i ankesave të konsumatorëve"

Drejtoria e Mbrojtjes Konsumatore




Drejtoria e Mbrojtjes Konsumatore





Drejtoria e Mbrojtjes Konsumatore




Drejtoria e Mbrojtjes Konsumatore

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Projekt Akte

Pas përfundimit të hartmit të  p/aktit.

Në faqen zyrtare në menunë "Legjislacioni - Projekt-Akte"

Departamenti i Çështjeve Juridike

Mbajtja e dokumentacionit nga AP

Neni 7/1/h

Protokoll /Arkiva

Pas miratimit të rregullores së Brendshme të funksionimit të AMF-së.

 

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të Ligjit nr. 119/2014.

 

Neni 7/1/i

Tabelë

Pas miratimit nga Bordi të "Programit të Transparencës.

Në faqen zyrtare në menunë "Programi i Transparencës - Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve"

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/

Legjislacioni:

 - Ligje
 - Akte Nënligjore
 - Direktiva
 - Organizma Ndërkombëtarë
 - Projekt Akte

Publikime:
 - Të dhëna tekniko-financiare
 - Buletini Zyrtar
 - Raporti Vjetor
 - Raporti i Mbikëqyrjes
 - Gjeografia e Tregut të Sigurimeve
 - Periodiku i AMF
 - Kërkime

Regjistri i të Licencuarve:
 1. Tregu i Sigurimeve:
   - Shoqëri Sigurimi
   - Shoqëri Risigurimi
   - Agjent dhe Broker në Sigurime :
      - Shoqëri agjentësh
      - Banka agjent
      - Subjekte të tjera agjent
      - Agjent individ
      - Shoqëri brokerimi
      - Banka broker
      - Broker fizik i rregjistruar
      - Broker individ
      - Vlerësues Dëmesh
      - Aktuar i Autorizuar

 2. Tregu i Titujve:
    - Shoqëri komisionere
    - Broker individ
 - Shoqëri këshillimi për investime
Këshilltar individ
Agjent i lidhur
Kujdestar
Regjistrar
Treg i rregulluar

 3. Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive:
-  Shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive
Fond investimi
Shoqëri investimi
Depozitar i sipërmarrjeve të investimeve kolektive

 4. Tregu i Fondeve të Pensioneve Vullnetare:
- Shoqëri administruese e fondeve të pensionit vullnetar
Fond pensioni vullnetar
Depozitar i fondeve të pensionit vullnetar

 

Në faqen zyrtare në menunë "Legjislacioni"

 



Në faqen zyrtare në menunë "Publikime"
 

Departamenti i Çështjeve Juridike

 





Drejtoria e Kërkimeve dhe Zhvillimeve Strategjike







Zyra e Licencimit 

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l


 

Historiku, misioni, objektivat

 

Bashkëpunimi i Brendshëm


Bashkëpunimi Ndërkombëtar


Projekte


Edukimi i Publikut



Formularë Aplikimi:
 - Tregu i Sigurimeve
 - Tregu i Titujve
 - Tregu i Fondeve të Pensioneve Vullnetare
 - Tregu i Sipërmarjeve të Investimeve Kolektive

 

 

Në faqen zyrtare në menunë "AMF - Rreth AMF - Përshkrim i shkurtër"


Në faqen zyrtare në menunë "AMF - Bashkëpunimi Institucional"


Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit - Edukimi Financiar"



Në faqen zyrtare në menunë "Regjistri i të Licencuarve - Formularë Aplikimi"

AMF

 

 


Drejtoria e Kërkimeve dhe Zhvillimeve Strategjike

 


Drejtoria e Kërkimeve dhe Zhvillimeve Strategjike

 



Zyra e Licencimit